Nëse je një nënë, grua, motër, vëlla apo burrë që rrezikoheni nga dhuna në familje, raportoje atë pa humbur kohë. Më poshtë po përkthejmë udhëzuesin përkatës:  

Nëqoftëse ju ose dikush që ju njihni është viktimë e dhunës së vazhdueshme në familje, ja si mund ta raportoni abuzimin e dhunën:

Nëse jeni në rrezik të menjëhershëm, telefono 999 dhe kërko policinë.

Nëse ju jeni në rrezik dhe nuk mund të flisni në telefon, telefono 999 dhe dëgjo pyetjen nga operatori. Nëse mundesh përgjigju duke kollitur, ose bjeri telefonit me dorë.

Nëse përdorni telefonin e dorës (celularin) dhe nuk mund të flasësh, shtyp 55 dhe telefonata jote transferohet te policia. 55 funksionon vetëm në celular dhe nuk e lejon policinë të gjejë vendndodhjen tuaj.

Telefono 999 nga telefoni i shtëpisë. Nëqoftëse operatori mund të dëgjojë zhurmë rreth jush dhe nuk mund të vendosë se çfarë sherbimi urgjent duhet, ju automatikisht lidheni me policinë që është në pritje të këtyre telefonateve.

Kur ju e mbyllni telefonin, linja telefonike e shtëpisë qendron e lidhur me policinë për 45 sekonda, në rast se ju doni të flisni përsëri.

Kur telefonata 999 është bërë nga telefoni i shtëpisë, informacioni për vend-ndodhjen tuaj është automatikisht i mundshëm nga operatori që ke kërkuar ndihmë.

Nëse je shurdh dhe memec ti mund të rregjistrohesh me emergencySMS service . Text REGISTER to 999, ku ju do të merrni një tekst që tregon se çfarë duhet të bësh pastaj. Bëje këtë rregjistrim përpara se të rrezikoheni.

Telefono falas:

National Domestic Abuse 24 hours Service - 08082000247